Fotografia e fëmijës sirian që doli i vdekur në brigjet e Turqisë ka shokuar mbarë botën.

Ndoshta ky fëmijë është rasti më i dhimbshëm nga të gjitha viktimat e tjera gjatë krizës së fundit me emigrantë, dhe pa dyshim se ai ka vdekur në përpjekjet e familjes së tij për t’i siguruar atij një jetë më të mirë, shkruan "Daily Mail".

Djaloshi i paidentifikuar ende, është vetëm njëri prej 2,500 emigrantëve që kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në perëndim këtë vit, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Fëmija, i cili me shumë mundësi është 2-3 vjeç, është gjetur në një plazh në brigjet e qytetit Bodrum të Turqisë, shkruan Portali Albeu.

Ndërkohë, presioni mbi kryeministrin britanik David Cameron është rritur së fundmi, për t’ia lehtësuar barrën qindra mijërave emigrantëve që shkelin tokat evropiane.

0 comments:

Post a Comment

 
Top