Apple Pay aktualisht është në dispozicion vetëm në SHBA, edhe pse Apple është duke punuar në sjelljen e shërbimit të saj të pagesave edhe në vende të tjera.
Kohët e fundit është folur për planet e Apple për ta lansuar shërbimin Apple Pay në Kinë dhe tani ekziston mundësia e Apple Pay të nisë në Evropë këtë verë.
Banka belge KBC Bank ka konfirmuar kohët e fundit për një nga klientët e saj në Twitter se Apple Pay mund të jetë në dispozicion si një opsion i ri pagese këtë verë, edhe pse kompania ka tërhequr tani deklaratën e saj origjinale nga rrjeti social.
Megjithatë, ende mbetet të shihet nëse shërbimi i ri i Apple do të arrijë edhe në Evropë, sepse për momentin këto janë vetëm pritje dhe ende nuk ka konfirmime për një gjë të tillë.
0 comments:
Post a Comment