Kjo sepse Kosova është pjesë e këtij koalicioni, kundër ekstremistëve të shtetit Islamik, transmeton Klan Kosova.
Gjenerali Allen do të marrë pjesë në Formumin 2 Be Secure që do të mbahet në Budva të Malit të Zi , nga 5 deri më 7 qershor.
Ndërkaq, më 8 qershor ai do të udhëtojë për në Sarajevë, ndërsa më 9 qershor do takohet me politikanët e Kroacisë, në Zagreb.
Në njoftimin e qeverisë amerikane, thuhet se gjenerali Allen gjithashtu do të jetë pjesëmarrës në një takim edhe me politikanët e Italisë, me 10 dhe 11 qershor ku do të diskutojë për çështje të ndryshme të koalicionit si mbështetjen për stabilizim dhe rimëkëmbjen e Irakut
0 comments:
Post a Comment