Testi i arritshmërisë për maturant, që po mbahet sot, është shpërndarë masovikisht nëpër Facebook, duke mundësuar kështu kopjimin e përgjigjeve nga nxënësit.
Një faqe në Facebook e emëruar Testi i Maturës 2015, është bërë vendi ku të testuarit kanë shpërndarë pyetjet dhe përgjigjet potenciale.
Gjithçka bëhet e hapur dhe nëpërmjet telefonave postohet aty, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe më herët, para se testi të fillonte, është thënë që telefonat janë të ndaluar rreptësisht për pjesëmarrësit në test.

0 comments:

Post a Comment

 
Top