Computex 2015 është një nga eventet më të rëndësishme të teknologjisë në Azi.
Për këtë arsye kompanitë aziatike e zgjedhin këtë moment për të prezantuar produktet e tyre më të reja.
E tillë ka qënë dhe ora inteligjente ZenWatch 2 e lançuar nga Asus. Ashtu si Apple Watch, ZenWatch 2 ka një kornizë ekrani metalike duke të dhënë ndjesinë e një produkti premium.
Por çfarë e dallon ZenWatch 2 nga orët e tjera inteligjente?
ZenWatch 2 është e para orë inteligjente e cila vjen në një sërë përmasash të ndryshme.
Ju mund të zgjidhni mes përmasave 49mm ose 45 mm. Përsa i përket ngjyrave ZenWatch 2 vjen e disponueshme në ngjyrë floriri, argjendi ndërkohë që rripi i orës mund të jetë në ngjyra të ndryshme për tu kombinuar me ekranin dhe kornizën, gjithsej 18 kombinime. Përveç këtyre, falë një marrëveshje me Swarovski, Asus ka ndërtuar dhe një version luksoz të ZenWatch 2 në të cilin ka vendosur diamante, shkruan PC World Albanian.
Një tjetër risi që sjell ky produkt është dhe përdorimi i një karikuesi magnetik i cili sipas kompanisë do të rrisë ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë.
Ekrani është i mbuluar nga një shtresë Gorilla Glass 3.

0 comments:

Post a Comment

 
Top