Teoricienë të konspiracionit kanë parashikuar një ngjarje “kataklizmatike” që pritet të shkatërrojë qytetërimin, në vetëm tre muaj kohë.
Fundi i njerëzimit parashikohet edhe nga blogje dhe ueb-faqe të ndryshme të cilat kanë ardhur në përfundimin se datat 22-28 shtator do të jenë kornizat kohore kur do të ndodhë katastrofa, shkruan “Mirror”.
Por këto teori, të cilat janë të vërteta për një pakicë njerëzish të kishave dhe grupeve të tjera, janë hedhur poshtë nga shkencëtarët. Për fatin tonë të mirë, pothuajse të gjithë asteroidët shkatërrohen për shkak se ndeshen me temperatura ekstreme atmosferike, duke bërë që ata të shpërthejnë para se të godasin Tokën.
0 comments:
Post a Comment