Andres Iniesta mendon se Andrea Pirlo është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, por ka thënë se Xavi mbetet numri një në pozitën e tij.
Në finalen e Ligës së Kampionëve do të përballen dy ekipet: Barcelona e Xavit ndaj Juventusit të Pirlos.
Iniesta ka thënë se veterani italian është një shembull për gjithë futbollistët, por ka thënë se shoku i tij i skuadrës është më i miri, transmeton ‘koha.net’.
“Xavi është motivim për ne”, ka thënë Iniesta. “Do të ishte e përkryer nëse do fitonim për të. Është e mrekullueshme për të si lojtar nëse përshëndetet në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Pirlo gjithmonë ka pasur ndikim në ekipet ku ka luajtur. Ai është shembull për të gjithë, por për mua numri një është Xavi. Jam me fat që e kam shok dhe që më ka shoqëruar gjatë jetës sime”, shtoi spanjolli.
0 comments:
Post a Comment