Shqipëria pritet që të jetë një nga vendet me pozicionin më të mirë në rajonin e Ballkanit. Kjo falë projekteve energjetike. Kështu shkruan “Vestie” në një analizë të gjatë të saj.
Sipas kësaj ditoreje, projektet energjetike do ta nxjerrin Shqipërinë nga fundi i tunelit. Shqipëria, për këtë, mbështetët fuqishëm edhe nga aleatët perëndimorë, NATO, BE dhe SHBA. “Vestie” përmend projektin TAP, prapa së cilës, sipas saj, fshihen interesat e SHBA-ve.
Në tre vite, Shqipëria do të përfitojë 400 milionë euro nga ky projekt. Ky projekt fillimisht nuk ishte favorit, por ai arriti që të triumfonte ndaj “Nabucco” që do të favorizonte Beogradin.
Gazi azer do të arrijë kështu në Evropë, nëpërmjet Shqipërisë, përveç Greqisë dhe Turqisë.
Dhe, nëpërmjet Shqipërisë, do të shpërndahet në vendet e tjera ballkanike: Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Bosnje Hercegovinë.
Në këtë projekt, natyrisht që Tirana ka mbështetjen e Washingtonit, që e sheh Shqipërinë si një aleat të besueshëm.
Shqipëria shihet si një aleat besnik ndaj NATO-s dhe SHBA-ve dhe që nuk ka asnjë lidhje me Rusinë.
Në një kohë që vendet e Ballkanit janë në një krizë të rëndë ekonomike, Shqipëria shpreson për një mrekulli ekonomike që rritja të jetë të paktën tre për qind. Për më tepër, Shqipëria pritet që të nisë shumë shpejt bisedimet me BE-në për anëtarësimin dhe kjo do të bënte që të kishte përfitime të tjera në investime, si në ndërtimin e rrugëve, aeroporteve dhe fushave të tjera të infrastrukturës.
Shqipëria përfaqëson interesat e SHBa-ve në Ballkan, dhe shumë shpejt Serbia mund të varet nga Shqipëria për gazin. Për këtë arsye, ajo duhet të rregullojë marrëdhëniet me Tiranën dhe të zgjidhë disa çështje pezull.
Pozicioni i Serbisë tashmë është bërë i pakëndshëm, sidomos pas dështimit të projektit rus, “South Stream”
0 comments:
Post a Comment