Në fillim të këtij viti, Facebook pati premtuar që do të sjellë një version të aplikacionit të tij mobil, i krijuar enkas për vendet në zhvillim. Dhe gjigandi social ka mbajtur fjalën duke sjellë aplikacionin Facebook Lite. Ky aplikacion është perfekt për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të kyqur por kanë lidhjet të dobët internet, smartfonë të dobët dhe bateri të dobët.
Facebook Lite do të jetë fillimisht i shkarkueshëm në Azi, më pasë në një pjesë të Afrikës, Amerikës Latine e në fund në Evropë.
Aplikacioni është i ndërtuar për platformën Android dhe zë vetëm 1MB në memorien e brendshme të telefonit.
Lite është optimizuar për të shfrytëzuar disavantazhet e rrjetit mobil 2G dhe funksionon edhe në vendet me sinjal të dobët.
0 comments:
Post a Comment