Ndryshimi i klimës është një nder temat më debatuese për çdo vit, pasi shumë nga afektet e saj janë të pakthyeshme.

Sipas “Intergovernmental Panelt” me ndryshimet klimatike, niveli i detit mund të rritet rreth një metër deri në fund të këtij shekulli.
Por, çka nëse akulli në tokë do të shkrihej i gjithi papritmas? Sipas National Geographic, niveli i detit do të rritej për 65,8 metra, ku ndërtesat si Kulla e Pizës në Itali, statuja e Krishtit në Rio de Janeiro dhe Shtëpia e Bardhë në Uashington do të përmbyteshin tërësisht në ujë.

Dhe, për këtë Business Insider Science ka krijuar në video dhe ka treguar se si do të dukeshin brigjet e Evropës në rast se do të shkrihej i gjithë akulli në Tokë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top