Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015, iu akordua këto ditë shkencëtarit shqiptar, Edor Kabashi.

Ky çmim iu dha 38-vjeçarit nga Durrësi, pasi në saje të punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale), ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.
Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjoz “ICM Brain and Spine Institute” në Paris, raportojnë mediet në Tiranë.
Ceremonia e akordimit të çmimit për shkencëtarin e ri u mbajt në Dublin të Irlandës. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë, i dorëzoi çmimin Kabashit duke i uruar suksese të mëtejshme atij personalisht si edhe ekipit të drejtuar prej tij.

0 comments:

Post a Comment

 
Top