Një kompjuter i rrallë i markës “Apple 1”, është “hedhur” nga një grua e cila nuk e dinte vlerën e tij. Ai ka qenë pjesë e koleksionit të shpikur nga  Steve Jobs në vitin1976. Kompjuteri u shit nga qendra e riciklimit të materialeve elektronike për 200 mijë dollarë dhe tani kompania në fjalë është duke kërkuar pronaren për t’i dhënë gjysmën e parave.
Qendra ‘Silicon Valley’ është duke kërkuar gruan që u çlirua nga kompjuteri i vjetër i kompanisë Apple. Në të vërtetë ai ishte një “Apple 1”, një objekt i koleksionit që u shit për 200 mijë dollarë.
 Tani gjysma e parave i përket pronares që nuk ka lënë asnjë të dhënë për lokalizmin dhe identitetin e saj. Kompjuteri është një nga 200 desktop-ët e prodhuar nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ron Wayne në vitin 1976.
“Kompjuter ishte futur në një kuti të pajisjeve elektronike, të cilat gruaja i kishte lënë në garazhin e saj pas vdekjes së burrit. Ajo i solli  në kompaninë e riciklimit dhe nuk donte që të merrte faturën tatimore dhe nuk la një numër që të mund ta rikontaktonin. Kutia me pajisje elektronike u hap disa javë më vonë nga agjencia, e cila zbuloi vlerën e kompjuterit “Apple 1”.
Fillimisht nuk u besiam syve dhe menduam se ishte diçka e rremë”, tha Viktor Gichun , zëvendëspresidenti i kompanisë  ‘Clean Bay Area’, e cila merret me riciklimin e mbetjeve elektronike. Gjatë një interviste të dhënë për mediat, Gichun bëri një përshkrim fizik të gruas, duke shpresuar se ajo do të kthehet në agjenci për të marrë gjysmën e parave.

0 comments:

Post a Comment

 
Top