Rrjeti 5G do të zhvillohet nga bashkëpunimi mes Japonisë dhe Evropës.

Bashkimi Evropian po bashkëpunon me Japoninë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologjitë e ndërveprueshme të rrjetit 5G.
BE arriti të kryesojë botën me krijimin e rrjetit 3G, ndërsa tek rrjeti 4G dështoi, pasi ky rrjet u zhvillua më parë në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut. Prandaj Evropa tash po investon gjerësisht në teknologjinë 5G.
Rrjeti mobil 5G do të ofrojë shpejtësi 8 gigabajt në sekondë për transferimin e të dhënave. Ai është mijëra herë më i shpejtë se rrjetet 3G apo 4G.
Kompani të ndryshme teknologjike po testojnë aktualisht këtë rrjet mobil dhe duke parë optimizmin me të cilin po merret teknologjia 5G dhe zhvillimet e para deri tani, pritet që të jetë e disponueshme rreth vitit 2020.

0 comments:

Post a Comment

 
Top