Kryetari i Bashkisë së Tiranës jep modelin më të shëmtuar se si zaptohet një hapësirë publike për vete dhe si rrezikohet jeta e banorëve të pallatit ku banon.

Lulzim Basha, që është edhe kreu i opozitës së Shqipërisë, ka nxituar të firmosë një leje për veten e vet në katin e 13 të pallatit ku banon, para se të dorëzojë zyrën e tij në Bashki.
Skandali, i cili është jo vetëm urbanistik, por dhe politik, fillon me abuzimin e tij mbi një pronësi kolektive në pallat, duke përdorur tarracën si shesh ndërtimi personal dhe vazhdon me mungesën e thellë të etikës dhe abuzimit me postin, duke i dhënë leje vetes për të uzurpuar një hapësirë publike. Bëhet fjalë për një shtesë - një kat mbi një pallat 12-katësh, pas stadiumit “Qemal Stafa” ku ai jeton.
Lejen e bëri publike sot Erion Veliaj, kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, i cili premtoi se do ta anulojë lejen sapo të hyjë në zyrë. Bashkëlidhur është leja dhe planimetria shoqëruese.

0 comments:

Post a Comment

 
Top