Vazhdon të zgjerohet lista e klubeve të mëdha që kërkojnë shërbimet e Shkëlzen Gashit. Goleadori i 22 golave në kampionatin zviceran deri më tani kërkohet nga Totenham në Premier League angleze, Lacio nga Seria A, Shalke 04 nga Bundesliga, Zenit dhe Beshiktash.

Po ku do të shkojë Gashi? Në portalin zviceran “20 minuten, ch”, kryegoleadori i Zvicrës, është shprehur se e shqetëson pak e ardhmja, ai ndihet mirë dhe ka një kontratë me ekipin e Bazelit deri në vitin 2018. Ndërkohë që kohët e fundit interesim të madh ka shfaqur edhe Sevilja.

Gashi po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve

0 comments:

Post a Comment

 
Top