Për tifozët e kombëtares sonë, Zvicra ishte kthyer në një makth të vërtetë pasi rrëmbente një nga një talentet më të mirë shqiptarë Por kohët e fundit gjithcka po kthehet në anën tonë, “i fundit i mohikanëve” që zgjodhi Zvicrën ishte Pajtim Kasami dhe kjo ndodhi rreth 2 vite më parë, e që atëherë ka pasur një pauzë, pasi nuk janë thirrur më talente të rinj në kombëtaren e Zvicrës përvec atyre egzistues.
Përvec rezultateve të mira të kombëtares dhe rikthimit të atdhedashurisë, një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe trysnia që tifozët kuq e zi kanë ushtruar tek federata dhe te vetë futbollistët. Sportpress.al me një analizë të thjeshtë ju informon rreht futbollistëve që ishin pjesë e Zvicrës U21 e ku ndodhen tashmë ata.
Naser Aliji
Futbollisti 21 vjecar që ishte pjesë e Zvicrës tashmë është pjesë e ekipit të De Biasit, ai është pajisur me pasaportën kuq e zi dhe po pret vetëm lejën e FIFA-s.
Arlind Ajeti
Mbrojtësi 21 vjecar i Baselit, pas një refuzimi që pati bërë dikur pasi ngjarjeve të Beogradit hoqi dorë nga Zvicra U21 dhe pranoi ftesën e De Biasit për miqësoret ndaj Francës dhe Italisë ku dhe debutoi, tashmë është në pritje të lejes nga FIFA për tu aktivizuar në ndeshje zyrtare.
Berat Xhimshiti
Tanimë ai i ka mbushur 22 vjet e për rrjedhojë nuk mund të grumbullohet më me Zvicrën U21, mbrojtësi nga Bujanoci i Zurichut është në mëdyshje nëse do të luaj për Shqipërinë apo për Zvicrën, duhet të presim.
Florent Hadërgjonaj
Sic mësojmë nga burime pranë federatë mbrojtësi 20 vjecar i Young Boys e refuzoi para një viti ftesën e U21 të Shqipërisë me shkakun se pret ftesë vetëm nga De Biasi, ndërsa vazhdon të grumbullohet me U21 e Zvicrës, futbollisti në biseda private me tifozë kuq e zinj ka deklaruar se sapo ti vij ftesa nga De Basi do ta pranojë.
Albian Ajeti
Supertalenti 18 vjecar i Baselit pritet të ndjekë rrugën e vëllait të tij të madh, edhe pse jo përfundimisht nuk e ka vendosur se për kë do luaj pasi është i përqëndruar për të zënë një vend stabil te Basel, ai në intervista ke deklaruar se e dëshiron më shumë Shqipërinë sesa Zvicrën. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë dhe binjaku i tij Adonis Ajeti.
Shani Tarashaj
Ai është 21 vjec dhe aktivizohet te Grasshopper, por i cuditshëm është fakti se te klubi i tij Grasshopper ai aktivizohet vetëm si rezervë ndërsa te Zvicra U21 aktivizohet titullar. Për sulmuesin nga Prizreni nuk ka pasur akoma kontakte nga FSHF, kjo për shkak se ai akoma nuk ka një vend stabil te Grasshopper.
Jetmir Krasniqi
Mbrojtësi 21 vjecar i Laussane dhe Zivcrës U21 pati deklaruar në një intervistë se nëse i vjen një ftesë nga kombëtarja kuq e zi ai do ta pranojë pa problem.
Arxhend Cani
Për të nuk ka shumë informata, ai është 17 vjec dhe akoma nuk ka bërë debutimin e tij te Basel. Sulmuesi i Zvicrës U21 ka marrë pjesë para disa vitesh në një nga grumbullimet e talenteve që FSHF organizoi në Zvicër.
Hekuran Kryeziu
Mesfushori 21 vjecar i Luzernit këtë gjysëmsezon u huazua tek FC Vaduz por pa mundur të jetë titullar, shumicën e ndeshjeve ai i ka nisur nga stoli e për këtë dhe nga FSHF nuk ka pasur një interesim kundrejt tij.
Mërgim Brahimi
Një emër jo i panjohur për Shqiptarët, pasi la Zvicrën për Shqipërine, ndërroi mendje dhe iku sërish te Zvicrra me shkakun se nuk dinte mirë shqip e e kishte të vështirë të merrej vesh në Shqipëri, më pas la Zvicrën U21 për të luajtur për Kosovën. Mërgimi është një rekord për “Guinness”, pasi deri më tani ka veshur fanellën e dy klubeve (Grasshopper, FC Wohlen) dhe fanellën e tri kombëtareve (Shqipërise, Zvicrës, Kosovës), por ai është akoma 21 vjec dhe nuk ka debutuar akoma zyrtarisht në një kombëtare A, kështu që mund të presim cudira prej tij, mbase ndërron mendje e aktivizohet për ndonjë kombëtare të re.

0 comments:

Post a Comment

 
Top